Saturday, March 22, 2025
HomeSOCIALEUNDP në Shqipëri mbështetje bashkive me pajisje kërkim-shpëtimi

UNDP në Shqipëri mbështetje bashkive me pajisje kërkim-shpëtimi

10 bashki të Shqipërisë janë përfitueset e drejtpërdrejta nga projekti “Forcimi i Kapaciteteve të Shërbimit Shqiptar të Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimin” – financuar nga qeveria e Polonisë dhe zbatuar nga UNDP në Shqipëri. Falë këtij projekti, janë mundësuar kontenierë me pajisje për kërkim-shpëtim në zonat urbane. Kontejnerët përbëhen nga të gjitha mjetet dhe pajisjet e nevojshme që përdoren nga ekipet e zjarrfikësve gjatë operacionit të kërkim-shpëtimit në zonat ku ka fatkeqësi natyrore, sidomos nga tërmetet dhe ato të shkaktuara nga njeriu. Në këtë kuadër, ambasadorja e Polonisë në Shqipëri Monika Zuchniak-Pazdan, Përfaqësuesja e Përhershme e UNDP-së në Shqipëri Monica Merino dhe drejtoresha e përgjithshme e Shërbimit të Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimin Holta Komino, udhëtuan në 3 prej këtyre bashkive – Durrës, Lezhë dhe Fier – për të dorëzuar kontejnerët e mundësuar nga projekti. Dimensionet e kontejnerëve, organizimi i ndarjeve të brendshme dhe cilësia e mjeteve dhe pajisjeve plotësojnë të gjitha standardet ndërkombëtare. Disa pajisje mund të përdoren nga zjarrfikësit në operacionet e tyre të përditshme të shpëtimit si aksidente automobilistike, zjarre në pyje, kërkim-shpëtim në ndërtesa te rrënuara, puse etj. UNDP ka trajnuar të gjithë zjarrfikësit e çdo bashkie përfituese për përdorimin dhe mirëmbajtjen e kontejnerit dhe mjeteve e pajisjeve. atsh

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments

WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E premte 11 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Parku Kombëtar Bredhi i Hotovës-Dangëlli
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV Moti – E hënë, 21 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Siguro dhe mbro jetën
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MeteoAlb VETEM ne 1 Jave
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia BERAT
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Shqipëria: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Hapësira ajrore
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia DELVINE
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV: moti – e mërkurë 16 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia FINIQ