Saturday, October 19, 2024
HomeSOCIALEKOSOVAUlpiana Fest, kushtuar traditës e trashëgimisë kulturore në Kosovë

Ulpiana Fest, kushtuar traditës e trashëgimisë kulturore në Kosovë

Veshjet, recetat ushqimore, lojërat, vallet, zejet artizanale dhe shumë aspekte tjera nga antikiteti e mesjeta ishin pjesë e aktiviteteve të edicionit të parë të Ulpiana Fest. Synimi i festivalit është të ngritet vetëdija e qytetarëve të Kosovës mbi rëndësinë e trashëgimisë kulturore në përgjithësi dhe lokaliteteve arkeologjike në veçanti. Duke gërshetuar vlerat moderne me ato të lashtësisë, përgjatë netëve të festivalit, arkeologjia, antropologjia, entografia dhe arti u bënë bashkë për të dhuruar spektakël në Parkun Arkeologjik Ulpiana. Festivali u organizua nga OJQ “ET-G” në bashkëpunim me Departamentin e Antropologjisë të Universitetit të Prishtinës, ndërsa financohet nga MKRS. Aktivitetet u ndoqën nga kryeministri Albin Kurti, ministry i Kulturës Hajrulla Çeku, ambasadori i SHBA-së Jeffrey M. Hovenier, ambasadori i Francës Olivier Guerot, arkeologu Christophe Goddard si dhe studentë, e personalitete të kulturës në vend.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments