Stoku i borxhit publik u ul me 4,221 milionë lekë lekë gjatë vitit 2022, krahasuar me vitin paraardhës. Referuar treguesve të Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë, stoku i borxhit publik arriti në 1, 378, 400 milionë lekë, nga 1, 382, 625 milionë lekë që ishte në vitin 2021. Të dhënat e MFE tregojnë se, stoku i borxhit shënoi rënie për herë të parë nga viti 1995. Borxhi publik në raport me Prodhimin e Brendshëm Bruto në fund të vitit 2022 arriti në 66.97% të PBB-së duke shënuar rënie 6.2 pikë për qind, krahasuar me vitin paraardhës (2021), kur stoku i borxhit përkundrejt PBB-së ishte 73.16 %. atsh