Friday, February 14, 2025
HomeSOCIALEEKONOMIUlet norma e interesit për bonot e thesarit

Ulet norma e interesit për bonot e thesarit

Norma e interesit për bonot e thesarit shënoi rënie në ankandin e kësaj jave. Banka e Shqipërisë bëri të ditur se yield-i mesatar i ponderuar i këtyre instrumenteve zbriti më tej në 3.29%, nga 3.44% që kishte qenë në ankandin e mëparshëm. Ky është yield-i më i ulët i bonove 12-mujore të thesarit që prej gushtit të vitit të kaluar. Në ankandin e ditës së martë, vlera totale e kërkesave arriti në më shumë se 12.2 miliardë lekë, nga 7.5 miliardë lekë që ishte shuma e shpallur për financim nga Ministria e Financave dhe Ekonomisë. Sipas BSH-së, yield-i mesatar i bonove 12-mujore ka rënë me pothuajse 2.2 pikë përqindje që nga fillimi i vitit dhe me më shumë se 2.5 pikë përqindje që nga nëntori 2022, kur preku edhe nivelin më të lartë të dekadës së fundit. atsh

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments