Rusia rinovoi sulmin e saj ajror ndaj Ukrainës me valë raketash dhe dronë të ngarkuar me eksploziv gjatë natës, ndërsa një sulm i njëkohshëm me dron në Moskë raportohet se u pengua. Forcat ajrore të Ukrainës thanë sot në mëngjes se kishin shkatërruar 30 raketa dhe 27 dronë nga gjithsej 70 predha të lëshuara. Fillimisht nuk u bë e ditur se ku kishin prekur raketat dhe dronët që nuk mund të kapeshin. Në të njëjtën kohë, ushtria ruse tha se kishte zmbrapsur një tjetër sulm me dron ukrainas në kryeqytet. Sipas Ministrisë ruse të Mbrojtjes, droni u shkatërrua të dielën në mëngjes nga mbrojtja ajrore pranë Podolskit, në rajonin jugor të Moskës. ”Nuk ka pasur të lënduar apo dëme”, tha ministria. Megjithatë, trafiku ajror u pezullua përkohësisht në aeroportin ”Vnukovo” të Moskës. Fillimisht nuk pati asnjë reagim zyrtar nga Kievi për këtë pretendim. Moska ka qenë vazhdimisht në shënjestër të dronëve të dyshuar ukrainas, të cilët kanë dëmtuar fasadat e ndërtesave në lagjen qendrore të rrokaqiejve. Të shtunën në mbrëmje, presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky tha se një qendër transfuzioni gjaku ishte bombarduar veçmas në rajonin lindor të Kharkiv. ”Ka pasur gjithashtu sulme në rajonet Zaporizhia dhe Khemlnytskyi”, tha Zelensky.
Ukraina pretendon rrëzimin e 57 raketave dhe dronëve
RELATED ARTICLES
Recent Comments
Bashkia FIER
on
Qarku VLORE
on
Qarku VLORE
on
Qarku DIBER
on
14 Shkurt- Java do të mbyllet me shi, por do të kemi një minipranverë gjatë të enjtes dhe të premtes
on
Bashkia FIER
on
Qarku BERAT
on
Qarku DIBER
on
Qarku TIRANE
on
Qarku KUKES
on
Qarku BERAT
on
Qarku DIBER
on
Bashkia FIER
on
Qarku BERAT
on
Qarku DIBER
on
Qarku TIRANE
on
14 Shkurt- Java do të mbyllet me shi, por do të kemi një minipranverë gjatë të enjtes dhe të premtes
on
Qarku VLORE
on
Qarku KUKES
on
Qarku BERAT
on
Bashkia FIER
on