Monday, April 21, 2025
HomeSOCIALEKOSOVAUGSH: Sulmi,akt i rëndë ndaj fjalës së lirë

UGSH: Sulmi,akt i rëndë ndaj fjalës së lirë

Unioni i Gazetarëve Shqiptarë denoncon sulmet e agresorëve serbë ndaj gazetarëve dhe operatorëve të medieve të Kosovës të ndodhura ditën e sotme, më 16 qershor 2023, në qendër të Leposaviqit. Sulmet fizike, fyerjet dhe gjuajtjet me sende të forta nga protestuesit serbë, deri edhe goditjet me gurë e shok-bomba mbi gazetarët, përbëjnë një incident të rëndë dhe me pasoja. Raportimi i kolegëve, se operatori i RTK-së pas sulmimit është përplasur në tokë dhe goditur nga një grup agresorësh, shënon kulmin e agresionit fizik ndaj gazetarëve, në zonat ku jeton pakica serbe në Kosovë. Konstatojmë me brengosje se mes agresorëve ndaj punonjësve të medias, spikasin persona me precedentë penalë. UGSH kërkon nga autoritetet zyrtare të Kosovës, por veçanërisht nga ato të Beogradit, të ndalojnë urgjent agresione të tilla të importuara në zonat e komunave të pakicës serbe. Ne i kërkojmë autoritetit më të lartë të Serbisë, presidentit serb Aleksandër Vuçiç të ushtrojë gjithë autoritetin e ndikimit të vet mbi falangat ekstremiste e nacionaliste serbe, mbi agresorë të tillë, të tërhiqen urgjentisht nga akte dhe precedentë të tilla që synojnë pengimin, dhunimin dhe cencurimin e së drejtës raportuese dhe informuese të reporterëve në terren dhe që ka të bëjë me një territor tjetër, atë të Republikës së Kosovës. UGSH kërkon nga organizatat e gazetarëve në Serbi të reagojnë menjëherë në solidaritet me kolegët e tyre në Kosovë. Kërkojmë nga rrjetet e organizatave të gazetarëve në rajonin e Ballkanit Perëndimor dhe ato në vendet e BE, të denoncojnë këto akte dhe të ushtrojnë presionin e domosdoshëm për ndalimin dhe vënien para përgjegjësisë ligjore të të gjithë agresorëve dhe urdhërdhënësve të tyre. atsh

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments

Michaelnaime on Siguro dhe mbro jetën
Michaelnaime on Bashkia CERRIK
Michaelnaime on Bashkia DELVINE
Michaelnaime on Qarku DIBER
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E premte 11 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Parku Kombëtar Bredhi i Hotovës-Dangëlli
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV Moti – E hënë, 21 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Siguro dhe mbro jetën
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MeteoAlb VETEM ne 1 Jave
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia BERAT
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Shqipëria: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Hapësira ajrore
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia DELVINE
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV: moti – e mërkurë 16 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia FINIQ