Saturday, July 27, 2024
HomeSPORT-KULTURE-ARTSPORTUEFA zbulon topin zyrtar të kampionatit

UEFA zbulon topin zyrtar të kampionatit

Organi drejtues i futbollit evropian, UEFA, zbuloi topin zyrtar të ndeshjes që do të përdoret gjatë Euro 2024. ”Në një event të veçantë përpara stadiumit olimpik të Berlinit, i cili do të presë finalen e turneut, FUSSBALLLIEBE, që në gjermanisht do të thotë ‘dashuria për futbollin’, u prezantua me një dizajn të frymëzuar nga gëzimi i futbollit dhe energjia e turneut”, deklaroi UEFA. Topi është kryesisht i bardhë, me skaje, kthesa dhe pika me ngjyra. Ilustrimet e secilit prej stadiumeve të turneut shfaqen gjithashtu në top, së bashku me emrin e çdo qyteti pritës. ‘FUSSBALLLIEBE po shfaq teknologjinë e topit të lidhur për herë të parë në Kampionatin Evropian, duke ofruar një pasqyrë të paprecedentë në çdo element të lëvizjes së topit dhe duke kontribuar në procesin e vendimmarrjes së ndihmës gjyqtarit video të UEFA-s”, theksoi federata. ”Kampionati Evropian i Futbollit të UEFA-s përfaqëson kulmin e garave të ekipeve kombëtare në Evropë dhe ne jemi të përkushtuar të sigurojmë që çdo aspekt, nga mjediset te pajisjet, të përmbushë standardet më të larta të cilësisë dhe performancës”, theksoi drejtori teknik i UEFA-s Zvonimir Boban. Euro 2024 do të zhvillohet nga 14 qershori deri më 14 korrik 2024 në 10 qytete pritëse në Gjermani, përkatësisht Berlin, Këln, Dortmund, Düsseldorf, Frankfurt, Gelsenkirchen, Hamburg, Leipzig, Mynih dhe Shtutgart

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments