UEFA ka shpalosur finalistët për çmimet e futbollistit dhe trajnerit të vitit për sezonin 2022-23. Sipas njoftimit nga UEFA, pas votimit të bërë nga trajnerët e klubeve pjesëmarrës të Ligës së Kampionëve, Ligës së Evropës dhe Ligës së Konferencës sezonin e kaluar, si dhe gazetarët nga vendet e ndryshme, janë përcaktuar listat me nga 3 kandidatë. Për çmimin futbollisti i vitit do të garojnë golashënuesi norvegjez i Manchester Cityt, Erling Haaland, ylli argjentinas i cili u trasferua nga Paris Saint-Germain në Inter Miami, Lionel Messi dhe ylli belg i Manchester Cityt, Kevin De Bruyne. Ndërkaq për çmimin trajneri i vitit do të garojnë Josep Guardiola (Spanjë – Manchester City), Simone Inzaghi (Itali – Inter) dhe Luciano Spaletti (Itali – Napoli). Fituesit e çmimeve do të shpallen në ceremoninë e hedhjes së shortit të fazës së grupeve të UEFA Ligës së Kampionëve 2023-24 në Forumin Grimaldi në Monaco më 31 gusht. atsh
Recent Comments
Bashkia FIER
on
Qarku VLORE
on
Qarku VLORE
on
Qarku DIBER
on
14 Shkurt- Java do të mbyllet me shi, por do të kemi një minipranverë gjatë të enjtes dhe të premtes
on
Bashkia FIER
on
Qarku BERAT
on
Qarku DIBER
on
Qarku TIRANE
on
Qarku KUKES
on
Qarku BERAT
on
Qarku DIBER
on
Bashkia FIER
on
Qarku BERAT
on
Qarku DIBER
on
Qarku TIRANE
on
14 Shkurt- Java do të mbyllet me shi, por do të kemi një minipranverë gjatë të enjtes dhe të premtes
on
Qarku VLORE
on
Qarku KUKES
on
Qarku BERAT
on
Bashkia FIER
on