Saturday, October 19, 2024
HomeSPORT-KULTURE-ARTSPORTUEFA cakton organizatorët e finaleve të “EURO 2028” dhe “EURO 2032”

UEFA cakton organizatorët e finaleve të “EURO 2028” dhe “EURO 2032”

 Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s mbajti sot mbledhjen e radhës ku u diskutuan çështje të ndryshme në lidhje me futbollin europian, ku më kryesorja ishte zgjedhja e vendeve që do të presin finalet e Kampionatit Europian ‘EURO 2028’ dhe ‘EURO 2032’ .

Në këtë mbledhje, ku ishte i pranishëm edhe presidenti i FSHF-së, Armand Duka, në cilësinë e zv.presidentit të UEFA-s, Komiteti Ekzekutiv vendosi që Mbretëria e Bashkuar (Anglia, Irlanda e Veriut, Skocia dhe Uellsi) dhe Republika e Irlandës të presin finalet e Kampionatit Europian “EURO 2028”, ndërsa Italia dhe Turqia do të organizojnë së bashku finalet e Kampionatit Europian “EURO 2032”.

KE-ja miratoi gjithashtu kalendarin për mbledhjet e radhës si edhe çështje të tjera që kanë të bëjnë me anën administrative të UEFA-s.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments