Saturday, November 23, 2024
HomeMJEDISUdhërrëfyesi drejt Ekonomisë Qarkulluese në Shqipëri

Udhërrëfyesi drejt Ekonomisë Qarkulluese në Shqipëri

Ministria e Turizmit dhe Mjedisit ka paraqitur sot Udhërrëfyesin drejt Ekonomisë Qarkulluese në Shqipëri, rezultat i një pune më shumë se njëvjeçare mes MTM, OECD dhe partnerëve ndërkombëtarë. Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro, e pranishme në aktivitetin e prezantimit, u shpreh e lumtur për këtë botim, por theksoi se sfida është që ky udhëzues të shërbejë për projekte të prekshme për të gjithë qytetarët.

Ajo theksoi se “sfida është që ky udhëzues të shërbejë për projekte të prekshme për të gjithë qytetarët, me Ekonominë Qarkulluese një prioritet qoftë me investime infrastrukturore si ndërtimi i zinxhirit të menaxhimit të integruar të mbetjeve në Kukës dhe Gjirokastër-Vlora e Jugut, me përgatitjen e ligjit të ri të përgjegjësisë së zgjeruar të prodhuesit, por edhe me shumë nisma edukuese në shkolla”.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments