“U2” befason me koncertin spontan gjatë xhirimeve në Meksiko Siti

0
2

Grupi ishte vendosur mbi një kamion rustik, ndërsa reshjet e dendura të shiut dëmtuan gjeneratorin e përdorur për xhirimet, duke i detyruar muzikantët të strehoheshin në një shtëpi aty pranë.

Në një postim në Instagram, grupi tregoi se një fqinj i habitur, por mikpritës, i lejoi të hynin në apartamentin e tij dhe më pas të dilnin në ballkon, ku ata improvizuan një performancë live për turmën e mbledhur poshtë në shi.

Disa fansa ishin ftuar paraprakisht përmes rrjeteve sociale për të marrë pjesë si figurantë në videoklip, ndërsa të tjerë mbërritën në momentet e fundit për të parë nga afër grupin e famshëm.

Kryetarja e bashkisë së Mexico City, Clara Brugada, u takua me anëtarët e grupit dhe i ftoi ata të performojnë në sheshin kryesor të kryeqytetit, Zocalo, ku kanë performuar edhe emra të mëdhenj si Paul McCartney dhe Roger Waters.