Twitter ka humbur pothuajse gjysmën e të ardhurave nga reklamat, që kur u ble nga Elon Musk për 44 miliardë dollarë, tetorin e kaluar, sipas BBC. Kompania nuk arriti dot numrin e shitjeve që ishin parashikuar në qershor, por korriku mund të jetë pak më premtues. Musk shkarkoi rreth gjysmën e stafit prej 7 500 personash të Twitter-it, kur mori detyrën në vitin 2022, në një përpjekje për të ulur kostot. “Aplikacioni rival “Threads” aktualisht ka 150 milionë përdorues”, sipas vlerësimeve. Lidhja e integruar e Twitter-it me Instagram-in, i jep automatikisht platformës së projektuar “Meta” akses për dy miliardë përdorues të mundshëm. Ndërkohë, Twitter po lufton me një barrë të madhe borxhi. “Fluksi i parave mbetet negativ”, tha Musk në fundjavë, megjithëse miliarderi nuk vendosi një kornizë kohore për rënien prej 50% të të ardhurave nga reklamat. “Musk është në gjendje ta kthejë Twitter-in siç ishte, por thjesht do të zgjasë shumë”, tha Lucy Coutts, drejtoreshë e investimeve në “JM Finn”. “Por, fatkeqësisht ai ka 13 miliardë dollarë borxh për të paguar deri në fund të korrikut”, shtoi ajo. Musk është gjithashtu shefi ekzekutiv dhe aksioneri kryesor i kompanisë së prodhimit të makinave elektrike “Tesla”, i cili pritet të raportojë të mërkurën rezultatet e fundit financiare tremujore. Pas pushimit nga puna të mijëra punonjësve dhe shkurtimit të faturave të shërbimit Cloud, Musk tha se Twitter ishte në rrugën e duhur për të postuar reklama me vlerë 3 miliardë dollarë (2,29 miliardë £) të ardhura në 2023, nga 5,1 miliardë dollarë në 2021. atsh
Twitter humbet gati gjysmën e të ardhurave nga reklamat
Recent Comments
Bashkia FIER
on
Qarku VLORE
on
Qarku VLORE
on
Qarku DIBER
on
14 Shkurt- Java do të mbyllet me shi, por do të kemi një minipranverë gjatë të enjtes dhe të premtes
on
Bashkia FIER
on
Qarku BERAT
on
Qarku DIBER
on
Qarku TIRANE
on
Qarku KUKES
on
Qarku BERAT
on
Qarku DIBER
on
Bashkia FIER
on
Qarku BERAT
on
Qarku DIBER
on
Qarku TIRANE
on
14 Shkurt- Java do të mbyllet me shi, por do të kemi një minipranverë gjatë të enjtes dhe të premtes
on
Qarku VLORE
on
Qarku KUKES
on
Qarku BERAT
on
Bashkia FIER
on