Sinoptikanët parashikojnë që shirat të vijojnë deri në mesin e javës që vjen. Lajda Porja: Është një celulë e cila zhvillohet pikërisht në veri-perëndim dhe zonat të cilat do të marrin dhe sasinë më të konsiderueshme, të paktën sot dhe nesër do të jetë Shkodra, Kruja, Laçi, Tirana, Lezha, Elbasani dhe pak reshje do të ketë jugu. Edhe pse jugu nuk do të ketë probleme me reshjet, e diela bën përjashtim për Vlorën. Lajda Porja: Ditën e dielë që ka një fuqizim dhe ka një problematikë në qarkun e Vlorës ku pritet 3 apo 4 orë ku ka dhe intensitet të lartë të reshjeve. Era do të jetë një tjetër problem këto ditë, thonë sinoptikanët. Lajda Porja: Parametri i erës i cili do të fuqizohet që sonte natën dhe do të jetë prezente në momente të veçanta me 60 apo 65 kilometra në orë. Vetëm 5 ditët e fundit të Nëntorit pritet të sjellin përmirësim të kushteve të motit.
Tv Klan – Moti me shi shkakton probleme në Shkodër | Lajme News
RELATED ARTICLES