I ftohti siberian ka mbërthyer pothuajse të gjithë Shqipërinë. Sipas sinoptikanëve, në zonat malore temperaturat arrijnë në -10 gradë Celcius, por e shoqëruar me erë të ftohtë ato ndihen si -15 gradë Celcius. Hakil Osmani: I ftohti siberian që ka goditur Ballkanin, ka prekur edhe Shqipërinë që prej së shtunës, duke bërë që të kemi temperatura të ulëta deri në -10 gradë ne zonat malore, do të ndihen si -15 minus. Ulja e temperaturave do të vijojë të paktën edhe për 3 ditë duke bërë që e marta dhe e mërkuara të jenë ditët më të ftohta në vend. Hakil Osmani: Duke filluar nga e hëna dhe deri të mërkurën do kemi rënie të temperaturave të ajrit me 2 gradë, me e ftohta të martën dhe të mërkurën. Vetëm pas të enjtes, pritet që të kemi tërheqje të të ftohtit siberian. Hakil Osmani: Nga e enjtja ka tërheqje graduale të kësaj mase të ftohtë dhe rritje të lehtë të temparaturave. Reshjet e dëborës pritet të jenë më të dendura në zonat verilindore.
Tv Klan – I ftohti siberian mbërthen Shqipërinë | Lajme News
RELATED ARTICLES