Tv Klan – E diela e zgjedhjeve, pa reshje shiu |Lajme-News

0
37

I gjithë territori i vendit vijon të jetë i mbërthyer nga moti i paqëndrueshëm dhe me reshje të herë pas hershme shiu. Por duke filluar filluar nga e premtja shiu do i lejë vend më shumë kthjellimeve. Për rrjedhojë edhe e diela e zgjedhjeve do e gjejë Shqipërinë me vranësira dhe pika të pakta shiu. “Parashikohet që e premtja e shtuan të jenë me vranësira, kthjellime dhe reshje të pakta. Edhe e diela nuk përjashtohet për vranësira, por duhet të theksojmë që dita e dielë reshjet i ka të pakta dhe të izoluara kryesisht në zonat malore, bregdeti dhe zona e ulët mund të ketë vetëm momente me pika shiu”, thotë meteorologia Lajda Porja. Por në fillimjavë sinoptikanët parashikojnë të rikthehen sërish reshjet e shiut. “E hëna dhe e marta ka sërish rrebeshe. Deri ne 17-18 mot i paqëndrueshëm”. Dhe pas mesit të javës tjetër i gjithë vendi do të përfshihet me temperaturë të larta të cilat do të arrijnë deri në 30 gradë, duke u dhënë mundësi qytetarëve por edhe turistëve që kanë zgjedhur Shqipërinë, të frekuentojnë zonat bregdetare