Në Korçë-Dardhë, Tamarë-Vermosh, Qafë Thore-Bogë, Valbonë gjatë natës ka pasur reshje dëbore me intensitet mesatar. Gjithsesi ARRSH njofton se të gjitha akset rrugore nacionale dhe ato që të çojnë drejt këtyre zonave turistike janë të hapura dhe qarkullimi i automjeteve vijon pa probleme. Në Rrugën e Kombit problem ishte mjegulla e cila vështirësoi lëvizjen e automjeteve. Por reshjet e shiut dhe dëborës duke nisur nga e marta do ja lënë vendin temperaturave të ulëta, për shkak se i gjithë territori do të përfshihet nga një valë e të ftohtit polar. “Reshjet nuk do t’i kemi problem, gjatë kësaj jave kryefjalë do jenë temperaturat e ulëta, reshjet do të jenë sot dhe nesër të pakta dhe të izoluara, dita e premte do ketë rrebeshe afatshkurtra, dëborë në zonat malore, e shtuna dhe e diela mbeten të paqëndrueshme.” Masa e ftohtë polare që do të qëndrojë në Shqipëri deri në fundjavë, pritet ta këtë pikun të mërkurën. “Janë temperatura ku më e ulëta do shënohet -7 gradë në qarkun e Dibrës…” Ditët e ngrohta parashikohen të rikthehen pas 15 Janarit. “Kemi parashikuar që ky dimër do jetë i ngrohtë…” Përgjatë gjithë javës moti pritet të qëndrojë i paqëndrueshëm. Tv Klan