Në bregdetin e Jonit këtë fundjavë do të zhvillohet “Turtle Fest”, festivali kushtuar muzikës elektronike. Ky festival është një ndër më argëtuesit jo vetëm për pushuesit, por dhe për adhuruesit e zhanreve të ndryshme muzikore. Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro tha se “Turtle Fest vazhdon traditën e festës dedikuar muzikës elektronike në vitin e 11 në brigjet e detit Jon, duke bashkuar mijëra të rinj në plazhin e Drimadhës këtë fundjavë, më 14, 15 dhe 16 korrik, gjithçka nën sloganin “Feels Like Home”. Gjatë 3 netëve në Drimadhes do të ketë muzikë, spektakël nga DJ më të famshëm nga gjithë bota. Të rinjtë pjesëmarrës do të shijojnë muzikën, natyrën dhe pamjet spektakolare të rivierës së jugut, në Shqipëri. atsh