Sunday, November 24, 2024
HomeSOCIALENDERKOMBETARETurqia lufton me flakët e zjarreve 

Turqia lufton me flakët e zjarreve 

Ekipet turke të zjarrit janë përpjekur të mbajnë nën kontroll zjarret në të paktën tre provinca, duke përfshirë Hatajnin në jug, i cili u godit nga tërmetet shkatërruese të shkurtit. Gjithsej, 19 zjarre të veçanta shpërthyen në të gjithë vendin gjatë fundjavës pa asnjë vdekje të raportuar deri më tani. Ashtu si në Evropën Jugore, edhe Turqia ka qenë duke luftuar me valën e të nxehtit. Autoritetet kanë paralajmëruar për rrezikun e zjarreve në pyje. Në distriktin Belen të Hatajit, aeroplanët dhe helikopterët iu bashkuan përpjekjeve për shuarjen e zjarrit për të dytën ditë rradhazi. “Dy të dyshuar u arrestuan nën dyshimin se mund të kenë shkaktuar zjarrin në Belen”, shkroi në Twitter ministri i Brendshëm, Ali Yerlikaya. “Shtatë shtëpi dhe katër makina u dëmtuan nga zjarri në Hatay”, sipas Anadolu. Hatay ishte një nga rajonet më të prekura nga tërmetet e 6 shkurtit, ku vdiqën mbi 50 000 persona. Shumë banorë jetojnë ende në strehimore emergjente. “Rreth 360 kilometra në perëndim, në rrethin Gülnar të Mersinit, pesë shtëpi u shkatërruan nga zjarri, ndërsa banorët në katër fshatra u evakuan”, raportoi Anadolu. atsh

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments