Tuesday, November 26, 2024
HomeSOCIALENDERKOMBETARETURQI – Inflacioni arrin në 47,83%

TURQI – Inflacioni arrin në 47,83%

Inflacioni në Turqi u rrit sërish në korrik në 47,83% nga viti në vit pas tetë muajsh ngadalësimi, treguan sot të dhënat zyrtare. Gjatë një muaji, ai përfaqëson një rritje të ndjeshme prej shtatë pikësh në një muaj. Inflacioni i çmimeve të konsumit arriti në 38,2% nga viti në vit në qershor, niveli më i ulët në tetëmbëdhjetë muaj, pasi arriti kulmin në 85,5% në tetor. Megjithatë, kjo rritje ishte parashikuar nga Banka Qendrore, e cila e njoftoi javën e kaluar, gjatë një konference për shtyp më 27 korrik nga guvernatoren e saj të re, Hafize Gaye Erkan. ”Sipas parashikimeve të saj vjetore, inflacioni duhet të arrijë në 58%, më shumë se dyfishi i parashikimeve të mëparshme, në fund të vitit, por stabiliteti do të vijë nga viti 2025”, siguroi ajo, duke premtuar se do të bëjë gjithçka për ta ulur inflacionin në njëshifror. Inflacioni ra nën 40% në maj për herë të parë që nga dhjetori 2021. ATSH

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments