Muajt shtator – tetor në Pogradec janë mbi 80 përqind të rezervuara nga turistë të huaj. Sipas operatorëve turistikë rezervimet e hoteleve vijnë nga grupet e turistëve të cilët i përkasin kryesisht europës perëndimore.
Gjermantët, polakët dhe çekët janë turistët që më së shumti takon përgjatë kësaj kohe në qytetin liqenor.
Ata zgjedhin të vizitojnë Pogradecin këtë stinë për shkak të qetësisë që ai fal.
Sipas të dhënave zyrtare përgjatë periudhës Janar-Gusht 2024 në Pogradec janë akomoduar 95.800 vizitorë, afro 10 mijë vizitorë më tepër se e njëjta periudhë e vitit 2023.