Ujërat e kristalta, trashëgimia e lashtë dhe kostot e ulëta po e kthejnë Shqipërinë në “yllin” e ri turistik të Evropës. TIRANË, 17 prill /ATSH/- Shqipëria po hyn në një fazë të fortë rritjeje të turizmit në vitin 2026, sipas “Travel and Tour World” (TTW). Vendi nuk shihet më si një cep i pazbuluar i Evropës, por si një destinacion që po shndërrohet në një konkurrent serioz në tregun turistik të Mesdheut. Vizitorët ndërkombëtarë po vijnë në shifra më të mëdhenj se kurrë më parë. Ata tërhiqen nga bukuria natyrore, kultura e pasur dhe kostot e përballueshme të udhëtimit. Bizneset turistike po zgjerohen me shpejtësi në të gjithë vendin. Shqipëria po pozicionohet si një destinacion modern, por njëkohësisht autentik. Ky transformim po ndryshon mënyrën se si turistët planifikojnë pushimet në Europë.