Saturday, November 23, 2024
HomeSOCIALENDERKOMBETARETruss premton futjen e vendit në një dekadë dinamizmi

Truss premton futjen e vendit në një dekadë dinamizmi

Kryeministrja britanike, Liz Truss zotohet të fusë vendin në një dekadë dinamizmi, teksa mbron çështjen e diskutueshme të shkurtimeve të taksave të qeverisë së saj, mes kritikave, sipas të cilave të pasurit përfitojnë në mënyrë disproporcionale. Laburistët akuzuan kryeministren dhe sekretarin e Thesarit, Kwasi Kwarteng për lojë fati me financat e njerëzve dhe thanë se qasja e tyre do ta lërë më keq brezin e ardhshëm. Por, Truss këmbënguli se ajo nuk është “false” në “përqendrimin e pamëshirshëm në rritjen ekonomike”, edhe pse paketa e uljes së taksave prej 45 miliardë sterlina (48,8 miliardë dollarë) e çoi atë në nivelet më të ulëta të 37 viteve të fundit. Duke përdorur më shumë se 70 miliardë sterlina rritje të huamarrjes, Kwarteng zbuloi programin më të madh të uljes së taksave për 50 vjet, përfshirë heqjen e shkallës më të lartë të tatimit mbi të ardhurat më të larta. Instituti i Studimeve Fiskale (IFS) tha se vetëm ata me të ardhura mbi 155 000 sterlina do të jenë përfitues neto të politikave tatimore të shpallura nga konservatorët. Truss mbron strategjinë e saj me rrezik të lartë për të ringjallur ekonominë britanike. ”Rritja do të thotë se familjet do të kenë më shumë para në xhepat e tyre, më shumë njerëz mund të punojnë në punë me pagesë të lartë dhe më shumë biznese mund të investojnë në të ardhmen e tyre. Ajo siguron më shumë para për të financuar shërbimet tona publike, si shkollat, NHS-në dhe policinë”, tha Truss për ”The Mail on Sunday”. “Ne do të sjellim një dekadë dinamizmi duke u fokusuar pamëshirshëm në rritjen ekonomike”, theksoi ajo.https://ata.gov.al/2022/09/25/bm-truss-premton-futjen-e-vendit-ne-nje-dekade-dinamizmi/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments