Sunday, November 24, 2024
HomeSOCIALENDERKOMBETARETruss: Do ta nxjerr BM nga periudha e vështirë

Truss: Do ta nxjerr BM nga periudha e vështirë

Kryeministrja britanike, Liz Truss iu drejtua për herë të parë konferencës së Partisë Konservatore si udhëheqëse e saj dhe premtoi se do ta nxjerrë vendin nga kriza. “Këto janë ditë të stuhishme”, tha Truss në Birmingam. Fjalimi i saj u ndërpre shkurtimisht nga protestuesit e ”Greenpeace”, të cilët kundërshtojnë politikën ekologjike të qeverisë së saj. Pasi kërkoi largimin e tyre, Truss vazhdoi me fjalimin i cili bazohej në vizionin e saj për vendin, konkretisht në rritjen më të madhe ekonomike. “Jemi përballur me një krizë ekonomike globale të shkaktuar nga COVID dhe lufta e tmerrshme e Putinit në Ukrainë. Në këto kohë të vështira, ne duhet të bëjmë një hap përpara. Jam e vendosur ta çoj Britaninë e Madhe përpara, ta kaloj përmes stuhisë dhe ta vendos në një bazë më të fortë si komb”, tha Truss. Ajo gjithashtu tha se ekonomia britanike nuk ka pasur rritjen e dëshiruar për një kohë të gjatë. Rezultatet e anketës u publikuan përpara fjalimit të saj, të cilat tregojnë se Truss tashmë është më e papëlqyer se paraardhësit e saj si kryeministre, Boris Johnson apo Jeremy Corbyn, edhe pse të dy ishin mjaft të papëlqyer nga publiku.http://ata.gov.al/2022/10/06/londer-truss-do-ta-nxjerr-bm-nga-periudha-e-veshtire/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments