Donald Trump, kandidati kryesor i republikanëve në garën për Shtëpinë e Bardhë, është gjithashtu nën hetim për sulmin në Capitol Hill. Ishte vetë ai që zbuloi në “Truth Social” se kishte marrë një letër nga prokurori i posaçëm, Jack Smith të dielën në mbrëmje ku thuhej se ai ishte objektiv i hetimit për sulmin e 6 janarit 2021 dhe se kishte “vetëm” 4 ditë kohë për t’u paraqitur para Jurisë së Madhe, “që pothuajse gjithmonë nënkupton arrestim dhe aktakuzë”. “Truth Social” është një platformë e medias sociale alt-tech e krijuar nga Trump Media & Technology Group, një kompani amerikane e medias dhe teknologjisë e themeluar në tetor 2021 nga ish-presidenti amerikan Donald Trump. Letra është ekuivalente me një njoftim garancie dhe në shumicën e rasteve preludi i aktakuzës formale. Siç ndodhi muajin e kaluar, në hetimin tjetër nga prokurori i posaçëm, për letrat sekrete të Mar-a-Lago, menaxhimi i të cilit gjatë gjyqit të ardhshëm u diskutua sot në një seancë në Florida. Trump dhe avokatët e tij nuk i janë përgjigjur ende letrës, por Donaldi pritet të humbasë afatin e lejuar. Ndërkohë, ai tashmë ka nisur sulmet e tij kundër Joe Biden, ministrit të Drejtësisë, Merrick Garland dhe të “çmendurit” Jack Smith, duke i akuzuar ata se kanë paditur tri herë rivalin numër një politik të presidentit, me një të katërtën e mundshme të votave nga Atlanta, një referencë ndaj hetimit për lobimin e tij në 2020 për të gjetur 11 780 votat e nevojshme për të tejkaluar Biden në Gjeorgji, duke përmbysur rezultatin e votimit. Për Trump është një “gjueti shtrigash”, një ndërhyrje e re elektorale, një përdorim i drejtësisë si armë politike, diçka që nuk ka ndodhur kurrë më parë në vend. Zhvillimet e fundit konfirmojnë se kontrolli i vërtetë gjyqësor po forcohet rreth Trumpit që rrezikon ta shohë atë në bankën e të akuzuarve në disa gjyqe në muajt e ardhshëm, duke përfshirë periudhën vendimtare të zgjedhjeve paraprake. Në tetor në Nju Jork Trump u akuzua për mashtrimet e supozuara të Organizatës së tij Trump, në janar për padinë e dytë civile kundër shkrimtarit Jean Carroll (sulm seksual dhe shpifje) dhe në mars për pagesa false të kompanisë në këmbim të heshtjes së dy pornostar-eve. Dhe, ndërkohë, seanca e parë në një gjykatë në Fort Pierce, Florida, përfundoi me gjyqtarin Aileen Cannon që mohoi kërkesën e prokurorit, Jack Smith për një gjyq të shpejtë të Donald Trump për trajtimin e dokumenteve të klasifikuara, pa caktuar megjithatë një datë. Gjykatësi, i emëruar në atë kohë nga presidenti i atëhershëm, e quajti propozimin e Departamentit të Drejtësisë, i cili kërkonte që procedura të fillonte në dhjetor, si “të nxituar”. Avokatët e Trump po mundohen të arrijnë një vendim që u përshtatet, të cilët megjithatë kanë përsëritur kërkesën e tyre për të nisur procedurat pas zgjedhjeve të 2024. atsh
Trump nën hetim edhe për sulmin në Capitol Hill
RELATED ARTICLES