Monday, May 20, 2024
HomeSOCIALENDERKOMBETARETrump kërkon debat me presidentin Biden

Trump kërkon debat me presidentin Biden

Ish-presidenti i SHBA-së, Donald Trump ka sfiduar presidentin aktual Joe Biden për të debatuar me të, pas sukseseve të tij në të ashtuquajturat zgjedhjet e Super Martës. Trump bëri thirrje dje për një debat me Biden, menjëherë pasi republikania Nikki Haley u tërhoq nga gara për nominimin e republikanëve për zgjedhjet presidenciale të nëntorit. “Është e rëndësishme, për të mirën e vendit tonë, që Joe Biden dhe unë të debatojmë për çështje që janë kaq jetike për Amerikën dhe popullin amerikan. Prandaj, unë bëj thirrje për debat, në çdo kohë, kudo, KUDO!” Trump shkroi në një postim në platformën Truth Social që ai bashkëthemeloi. Drejtori i komunikimit i fushatës zgjedhore të Bidenit, Michael Tyler, nuk komentoi nëse Biden do të debatonte. Ai la të kuptohet se ky do të jetë një diskutim për një datë të mëvonshme. Biden dhe Trump patën dy debate televizive përpara zgjedhjeve presidenciale të vitit 2020. Për asnjë debat nuk është rënë dakord përpara zgjedhjeve të këtij viti. Trump ishte kritikuar për refuzimin e pjesëmarrjes në debatet televizive me rivalët e tij republikanë për nominimin e partisë për Shtëpinë e Bardhë. 77-vjeçari Trump ka pohuar vazhdimisht se 81-vjeçari Biden është shumë i moshuar dhe harraq për të debatuar kundër tij. Trump shkroi në postimin e tij në Truth Social se debatet mund të drejtohen nga komiteti organizativ i Partisë Demokrate “të korruptuar”. ”Mezi pres të marr një përgjigje”, tha ai. “Unë e di se Donald Trump është i etur për vëmendje dhe po përpiqet të zgjerojë apelin e tij përtej bazës MAGA – dhe kjo është një bisedë që do të kemi në kohën e duhur në këtë cikël”, tha Tyler për Fox News Digital, duke iu referuar sloganit të fushatës zgjedhore të Trump “Ta bëjmë Amerikën sërish të madhe” (MAGA).

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments