Thursday, March 27, 2025
HomeSOCIALENDERKOMBETARETrump: Akuzat për zgjedhjet janë “persekutim politik”

Trump: Akuzat për zgjedhjet janë “persekutim politik”

Ish-presidenti amerikan, Donald Trump, pasi u paraqit në gjykatën federale ka deklaruar se akuzat se ai u përpoq të përmbysë rezultatet e zgjedhjeve të vitit 2020 janë “persekutim politik”. Para se të largohet nga Washington D.C., Trump duke e quajtur “një ditë shumë të trishtuar për Amerikën” gazetarëve u tha se “kur shikoni se çfarë ndodh, ky është një persekutim i një kundërshtari politik”. “Kjo nuk supozohej të ndodhte kurrë në Amerikë. Ky është persekutimi i personit që kryeson me një numër shumë të konsiderueshëm në zgjedhjet paraprake republikane dhe që udhëheq shumë ndaj Biden-it. Pra, nëse nuk mund ta mposhtni, ju e persekutoni ose e procedoni. Nuk mund të lejojmë që kjo të ndodhë në Amerikë”, tha Trump. Trump nuk iu përgjigj pyetjeve të gazetarëve. Dje, ai u paraqit në gjykatën federale për t’u akuzuar për katër akuza penale në lidhje me përpjekjet e tij të pretenduar për të ndryshuar humbjen e tij në zgjedhjet e vitit 2020. Trump u procedua nga forcat e rendit dhe u padit nga gjyqtarja Moxila A. Upadhyaya në Gjykatën Federale E. Barrett Prettyman në Washington D.C. Siç pritej, ai u deklarua i pafajshëm për akuzat dhe u lirua në pritje të gjykimit me kushte minimale. Ish-presidenti u padit të martën nga një juri e lartë federale në hetimin e Departamentit të Drejtësisë në përpjekjet për të përmbysur rezultatet e zgjedhjeve presidenciale të vitit 2020.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments

WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E premte 11 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Parku Kombëtar Bredhi i Hotovës-Dangëlli
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV Moti – E hënë, 21 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Siguro dhe mbro jetën
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MeteoAlb VETEM ne 1 Jave
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia BERAT
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Shqipëria: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Hapësira ajrore
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia DELVINE
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV: moti – e mërkurë 16 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia FINIQ