Gjatë gjithë verës Tropoja, së bashku me atraksionet e saj turistike ka tërhequr një numër të lartë të vizitorëve të huaj, por edhe vendas tregon Arianit Imeraj, specialist i turizmit në Bashkinë Tropojë.
Ajo çfarë është më interesante, është se veriu i Shqipërisë vizitohet edhe në dimër. Valbona kur mbulohet me dëborë, vizitohet shumë nga të huajt kryesisht.
Majat e larta e natyra e bukur dhe lumenjtë, bëjnë që turistët të apasionohen pas Tropojës.