Gjatë periudhës janar-shkurt, primet në këtë segment arritën në 3,56 miliardë lekë, me një rritje prej 3,31%.
Ndërkohë, numri i kontratave në sigurimin e Jo-Jetës arriti në 204,141, duke shënuar një rritje minimale prej 0,07
Segmenti i sigurimit të Jetës vijon të mbetet më i vogël në volum, por ka shfaqur ritme pozitive zhvillimi. Primet në këtë kategori arritën në 363,2 milionë lekë, në rritje me 1,13%.
Ndërkohë, numri i kontratave u rrit me 1,51%, duke arritur në 24,214. Rritja më e lartë e kontratave krahasuar me primet tregon një zgjerim të bazës së klientëve.
Një nga treguesit më domethënës për periudhën është rritja e dëmeve të paguara. Gjatë periudhës janar-shkurt, shoqëritë e sigurimit paguan gjithsej 1,37 miliardë lekë dëme, ose 8,50% më shumë se një vit më parë.
Numri i dëmeve të paguara arriti në 12,799, me një rritje prej 688 rastesh. Pjesa më e madhe e tyre, 12,123 dëme, i përkasin sigurimeve të Jo-Jetës, ndërsa 676 dëme janë paguar nga sigurimet e Jetës.





