Monday, November 25, 2024
HomeSOCIALEEKONOMITregtia me pakicë u rrit me 5.6 %, ndikim sezoni turistik

Tregtia me pakicë u rrit me 5.6 %, ndikim sezoni turistik

Volumi i shitjeve në tregtinë me pakicë në tremujorin e tretë të këtij viti u rrit me 5.6%, krahasuar me tremujorin e tretë 2022. Ndërsa krahasuar me tremujorin paraardhës është rritur me 1.5 %. Rritja e volumit të shitjeve përgjatë kësaj periudhe lidhet me sezonin turistik, ku u shënua një fluks i lartë turistësh të huaj që zgjodhën Shqipërinë për pushime. Instituti i Statistikave (INSTAT) publikoi sot raportin e tregtisë me pakicë për tremujorin e tretë të këtij viti, sipas të cilit, volume i shitjeve në grupin “ushqime, pije, duhan në njësi tregtare jo të specializuara dhe të specializuara”, është rritur 4.6 %, krahasuar me të njëjtin tremujor të vitit 2022. Ndërsa krahasuar me tremujorin e dytë të këtij viti, volumi i shitjeve në grupin “ushqime, pije, duhan në njësi tregtare jo të specializuara dhe të specializuara”, u rrit me 1.9 %. Në tregtinë me pakicë, pa përfshirë tregtinë me pakicë të hidrokarbureve, volumi i shitjeve në tremujorin e tretë 2023 është rritur me 4.6 %, kundrejt tremujorit të tretë të vitit 2022. Volumi i shitjeve, për grupin “artikuj joushqimorë në njësi tregtare të specializuara dhe jo të specializuara”, është rritur 4.5 %, kundrejt të njëjtës periudhë të vitit paraardhës. Në grupin “tregti hidrokarbure në njësi tregtare të specializuara“, volumi i shitjeve është rritur me 6.5 %, krahasuar me të njëjtin tremujor të vitit 2022.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments