Një veshkë derri është transplantuar me sukses në trupin e një njeriu për herë të parë, njoftoi sot një spital amerikan. Spitali i Përgjithshëm i Masaçusets tha se veshka e derrit të modifikuar gjenetikisht u transplantua në trupin e një burrë 62-vjeçar që jetonte me sëmundje të veshkave në fazën përfundimtare. Kirurgët e Qendrës së Transplantit të Përgjithshëm në Masaçusets kryen dje operacionin katërorësh. “Procedura shënoi një moment historik të madh në kërkimin për të siguruar organe të disponueshme për pacientët”, tha spitali.
Shefja ekzekutive e Spitalit, Anne Klibanski tha se studiuesit dhe klinicistët po tejkalonin kufijtë e shkencës për të transformuar mjekësinë. “Afro shtatë dekada pas transplantimit të parë të suksesshëm të veshkave, mjekët tanë kanë demonstruar edhe një herë angazhimin për të ofruar trajtime inovative dhe për të ndihmuar në lehtësimin e barrës së sëmundjes për pacientët tanë dhe ata në mbarë botën”, theksoi ajo.
“Operacioni ishte një moment historik në ksenotransplantimin – transplantimi i organeve ose indeve nga një specie në tjetrën, si një zgjidhje e mundshme për mungesën e organeve në mbarë botën”, tha spitali. Veshka e derrit erdhi nga një derr që u modifikua gjenetikisht për të hequr gjenet e dëmshme të derrit dhe për të shtuar gjene të caktuara njerëzore për të përmirësuar përputhshmërinë e tij me njerëzit. Shkencëtarët gjithashtu çaktivizuan retroviruset endogjenë të derrit në dhuruesin e derrit për të eliminuar çdo rrezik infeksioni te njerëzit. “Pacienti po shërohet dhe pritet të dila së shpejti”, tha spitali.