Sunday, November 24, 2024
HomeSOCIALEEKONOMITransformim rrënjësor i rrugës dytësore Plepa-Golem

Transformim rrënjësor i rrugës dytësore Plepa-Golem

Golemi dhe vija e tij bregdetare mbeten ndër destinacionet më të frekuentuara në stinën e verës dhe jo vetëm, nga pushues vendas dhe turistë të huaj. Vitet e fundit, krahas transformimit urban që ka pësuar kjo zonë, e shndërruar në një prej rajoneve me potencial të lartë turistik, vëmendje ka marrë edhe investimi në infrastrukturën rrugore. Kushdo që ka udhëtuar këtë verë përgjatë segmentit të rrugës dytësore Plepa-Golem, ka vërejtur rehabilitimin dhe përmirësimin e dukshëm të infrastrukturës rrugore. Ndërhyrjet në aksin prej 6.5 km janë kryer në kuadër të projektit të ndërlidhjes së rrugëve rajonale dhe lokale, financuar nga Banka Botërore. Investimi ka sjellë reduktim të kohës së udhëtimit, hyrje të sigurta në superstradën Durrës-Kavajë dhe një komunikim më të lehtë midis zonës kodrinore dhe asaj turistike bregdetare.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments