Ky spital ofron 140 shtretër, 17 poltronë, shërbimin e trajtimit ditor dhe mbi 230 punonjës që do të shërbejnë në këto ambiente.

Ambientet e reja janë konceptuar jo vetëm si ambiente ku ofrohen shërbim shëndetësor, por dhe si ambiente miqësore dhe pse jo edhe argëtuese, për fëmijët që vijnë dhe marrim shërbim në këtë spital.

Për herë të parë në spital ka ambiente dedikuar shkollës, për të asistuar ata fëmijë e ata të vegjël që kalojnë një kohë më të gjatë në këtë spital.

Në ceremoninë e përurimit, ministrja Koçiu tha se “i gjithë ky investim do të vijojë edhe me Pediatrinë Infektive, për ta mbyllur kështu të gjithë Korpusin Pediatrik, për ta bërë një model shërbimi për të vegjlit tanë në të gjithë Shqipërinë’.

Spitali i Pediatrisë së Specialiteteve, i organizuar në pesë kate, një kat nën tokë dhe 4 kate mbi tokë, ofron shërbime në Nefrologji dhe Dializë Pediatrike, Shёrbimi i Laboratorit tё Gjenetikёs Klinike, Shërbimi i Onkohematologjisë, Shërbimi i Specialiteteve 2 për neuropsikiatri, gastroenterologji, endokrinologji dhe okulistikë, Shërbimi i Specialiteteve 1 Pneumo-alergologji, Shërbimi i Kirurgjisë Infantile, Njësia e Konsultave Pediatrike si dhe Njësia e Rehabilitimit Fizik (fizioterapia).

Në spital parashikohet të kryhen rreth 35000 konsulta në vit, mbi 24500 ekzaminime të tjera specifike (eko, ct, grafi, timpanografi, spirometri, audiograme etj.) dhe mbi 5000 ekzaminime laboratorike përmes konsultës ambulatore pediatrike.