Vetëm trajtimi i ndryshimeve klimatike mund të shkaktojë kompromise të dëmshme dhe pasoja të padëshiruara për natyrën dhe kriza të tjera planetare, ka paralajmëruar një trup ndërkombëtar ekspertësh.
Humbja e biodiversitetit, pasiguria e ujit dhe ushqimit, rreziqet shëndetësore dhe ndryshimet klimatike janë të gjitha të ndërlidhura në mënyra që përforcojnë njëra-tjetrën dhe përshpejtojnë ndikimet e tyre shkatërruese globale.
”Por përpjekjet aktuale për të adresuar këto pesë sfida shpesh janë anashkaluar dhe kundërproduktive, duke zgjidhur një problem ndërsa përkeqësojnë tjetrin”, thekson Platforma Ndërqeveritare për Biodiversitetin dhe Shërbimet e Ekosistemit (IPBES) në një raport të saj.
“Ne kemi institucione dhe departamente të ndryshme që punojnë të izoluar nga njëri-tjetri dhe kjo mund të rezultojë në objektiva kontradiktore, joefikasitet, stimuj, kosto edhe pasoja të padëshiruara”, deklaron profesoresha Paula Harrison, një nga studiueset e biodiversitetit.
Duke folur përpara publikimit të raportit të martën, ajo përmendi praktikën gjithnjë e më të zakonshme të mbjelljes së pemëve për të ”sekuestruar” karbonin, e cila mund të ketë një ndikim negativ në fusha të tilla si uji, biodiversiteti dhe ushqimi nëse nuk bëhet me vëmendje.