Friday, October 25, 2024
HomeSPORT-KULTURE-ARTSPORTTrajneri Reja dhe kapiteni Berisha

Trajneri Reja dhe kapiteni Berisha

Trajneri i Kombëtares shqiptare, Edy Reja dhe kapiteni Etrit Berisha dolën mbrëmjen e sotme në konferencën e zakonshme për shtyp, në prag të sfidës miqësore me Italinë, që do të zhvillohet nesër në ora 20:45 në stadiumin“Air Albania”. Tekniku italian komentoi rëndësinë e kësaj ndeshje, ndërsa zbuloi edhe skemën me të cilën do të luajë Shqipëria nesër. Ai shpreson që në këtë sfidë të marrë përgjigjen që Kombëtarja ka pasur rritje, ndërsa tha se nesër do të jetë një italian që pret të fitojë Shqipëria. “Në një ndeshje të tillë, përtej rezultatit mua më intereson më shumë loja, por edhe fakti që uroj që këtë herë uroj që këtë herë edhe episodet të jenë në krahun tonë, sepse herët e fundit na kanë ndëshkuar shumë. Për ne kjo ndeshje me Italinë ka shumë rëndësi, është një test me shumë vlera dhe duhet të tregojmë që kjo skuadër po rritet dhe ka shumë vlera. Uroj të tregojmë që kemi bërë disa hapa përpara”, tha Reja. Trajenri Reja u shpreh se “më vjen keq që nuk do të kemi disa lojtarë në grumbullim, sepse klubet nuk na lejojnë, por kemi edhe shumë lojtarë të rinj që janë shumë interesantë dhe që kanë bërë mirë në stërvitje dhe në miqësoret e fundit. Shpresoj shumë që edhe ata do të tregojnë në fushë për të rrëmbyer mundësinë dhe për të treguar vlerat e tyre në këtë miqësore”. “Unë jam italian në fund të ditës dhe kur nuk luan Shqipëria, bëj tifo gjithmonë për Italinë. Sigurisht që nesër mos prisni të bëj tifo për Italinë, pasi dua të shoh Shqipërinë të luajë bukur e të fitojë. Do të jetë një festë nesër dhe u emocionova shumë, që në momentin kur presidenti Duka më tha se do të luajmë ndaj Italisë. Nesër do të shijoj shumë himnin e Italisë, por edhe të Shqipërisë”, tha Reja. I pyetur nga gazetarët nëse rrezikojmë të bëjmë figurë të keqe kundër Italisë, Reja tha se “shpresoj që jo. Vetëm dje është kompletuar grupi dhe unë kam besim që futbollistët do të bëjnë maksimumin, për të dhuruar një paraqitje bindëse në fushë. Pres të marr konfirmimet që skuadra ka pësuar rritje”. Kapiteni Berisha në fjalën e tij u shpreh se në këtë ndeshje, kuqezinjtë do të kenë mundësi të tregojnë vlerat e tyre, ndërsa komentoi edhe lojtarët e ardhur rishtazi në Kombëtare. “Kjo ndeshje është shumë e rëndësishme për ne. Sidomos pas atyre ndeshjeve jo të mira në Nations League. Për ne është shumë me rëndësi të na jepet kjo mundësi që t’i tregojmë vlerat tona. Dhe duke e njohur ekipin e Italisë dhe lojtarët, do mundohemi që të bëjmë një ndeshje shumë të mirë dhe të fortë pasi mendoj që kemi dhe kualitetet e duhura për ta bërë atë. Dhe shpresoj që të paraqitemi mirë dhe të marrim pikë”, tha Berisha.https://ata.gov.al/2022/11/15/trajneri-reja-dhe-kapiteni-berisha-te-tregojme-qe-po-rritemi-dhe-kemi-vlera/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments