Tuesday, February 18, 2025
HomeSPORT-KULTURE-ARTSPORT“Trajneri i vitit 2023”

“Trajneri i vitit 2023”

Për të dytin vit radhazi, Orges Shehi është shpallur fitues i çmimit “Trajneri i vitit”, pasi zhvilloi një tjetër sezon të suksesshëm me ish-skuadrën e tij KF Tirana. Të nominuar për të fituar këtë çmim ishin edhe trajneri i Egnatia-s, Edlir Tetova si edhe trajneri i Laçit, Mirel Josa. Në Mbrëmjen Gala që po mbahet sonte në Teatrin Kombëtar të Operas dhe Baletit, ish-trajnerët e ekipit Kombëtar, Gianni De Biasi dhe Edoardo Reja i dorëzuan trofeun e rëndësishëm, Orges Shehit, i cili u shpreh i lumtur që është vlerësuar me këtë çmim për të dytin vit radhazi. “Ndihem shumë i nderuar, sepse jam këtu mes dy personaliteteve dhe figurave të mëdha të futbollit tonë dhe futbollit europian. Si Reja dhe De Biasi, i cili ka qenë një shtysë e madhe që t’i futem trajningut. Krenar që vij këtu për herë të dytë radhazi. Jam shumë i kënaqur. Dua të falënderoj gjithë trajnerët dhe kapitenët që më kanë votuar, si dhe ish-klubin tim, Tiranën”, tha Orges Shehi.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments

WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E premte 11 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Parku Kombëtar Bredhi i Hotovës-Dangëlli
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV Moti – E hënë, 21 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Siguro dhe mbro jetën
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MeteoAlb VETEM ne 1 Jave
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia BERAT
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Shqipëria: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Hapësira ajrore
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia DELVINE
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV: moti – e mërkurë 16 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia FINIQ