Në një postim në rrjetet sociale, Autoriteti Portual Durrës shkruan se, “Rigel V”, trageti më i ri i kompanisë Ventouris Ferries, ka një kapacitet prej 1030 pasagjerësh dhe 450 shtretër. Ky investim synon të përmirësojë përvojën e udhëtarëve dhe të rrisë fluksin e pasagjerëve dhe mallrave mes dy porteve.

Autoriteti Portual Durrës theksoi angazhimin e tij për përmirësimin e vazhdueshëm të infrastrukturës dhe cilësisë së shërbimeve, duke garantuar standarde më të larta dhe një transport detar më të sigurt e efikas.