Kultivimi i lakrës tashmë është bërë tradite në fshatit Zabel i Ulët të Drenasit. Kultivimi i lakrës së kuqe, që është autoktone, por edhe i asaj të bardhë, tashmë është traditë në fshatit Zabel te Drenasit. Një nga ta që ka 30 vjet që merret me kultivim të lakrës është edhe fermeri Aziz Hyseni. “Qe shume vite si familje e kultivojmë lakrën. Por sivjet më duket që rendimentet do të jenë më të ulëta për shkak se ka pasur shumë shi dhe lagështi”, thotë Azizi për RTK-në.Ai ka treguar edhe për çmimet e tyre. “Vjet çmimi i një kg lakër ka qene 30 cent. E besoje që edhe sivjet do t’i mbaj ashtu sepse edhe janë ngritur çmimet”. Sa i përket subvencionimeve, Anita Avdullahu- Dvorani nga Drejtoria e Bujqësisë në Drenas, përmes telefonit ka thënë se për raste të tilla, nuk ka kompensim. Mirëpo, në bazë kërkesave te fermerëve drejtuar komunës, komisioni del në terren dhe bën vlerësimin ku në afate kohore ia përcjell raportin Ministrisë e Bujqësisë. Po ashtu në komunë thonë se subvencionojnë nga viti në vit në forma dhe sektorë të ndryshëm. https://www.rtklive.com/sq/news-single.php?ID=620325