Thursday, March 27, 2025
HomePARASHIKIMI MOTITTop Channel/ ...por shirat nuk mjaftojne, sinoptikanët: Në tetor duhen edhe dy...

Top Channel/ …por shirat nuk mjaftojne, sinoptikanët: Në tetor duhen edhe dy episode me rreshje

Liqeni i hidrocentralit të Vaut të Dejës është mbushur plot nga reshjet e shiut të ditëve të fundit. Pak ditë më parë ky liqen pothuajse ishte tharë, por reshjet e fundit e rritën me shpejtësi nivelin. Në varësi të nivelit në Fierzë, Koman dhe Vaun e Dejës është lënë edhe vendosja ose jo e çmimit të ri të energjisë elektrike. Sinoptikanët e Meteoalbit thonë se disa episode me reshje shiu i mbushën rezervat ujore. “Përkatësisht në veri nga normat mujore që duhet të bien 120-160 mm kanë rënë përkatësisht 350-550 milimetra shi. Ndërkohë në kaskadat në pellgun e Fierzës kanë rënë rreth 550 mm, po ashtu edhe Komani ka marrë mbi 350 mm shi. Ndërkohë që zona qëndrore jo vetëm që ka plotësuar kuotat mujore që janë rreth 70 mm, por është dyfishuar, përkatësisht Elbasani, Kruja, Tirana dhe një pjesë e mirë e qendrës”, tha Lajda Porja, Metoalb. Në shumë zona kemi patur 4-fishin e reshjeve, në zonat qendrore rreth 2-fishin dhe pothuaj sa norma, zonat e jugut. Por çfarë do ndodhë në Tetor, i cili pritet të ketë mot më të kthjellët? “Tetori ka nisur me reshje, por që do të ndërpriten që nga dita e dielë dhe në vijim. Dhe të paktën fillimi i muajit nuk është se premton që ne të kemi episode. Duhet që në Tetor të paktën të kishim një apo dy episode me reshje të natyrës së shtatorit, për të patur një ndryshim akoma më të ndjeshëm në situatën e kaskadave”, u shpreh Lajda Porja, Metoalb.

@https://meteoalb.com/
@https://www.facebook.com/meteoalb/
@https://www.facebook.com/meteoalb.moti/
@https://www.instagram.com/moti.meteoalb/
@https://play.google.com/store/apps/details?id=com.meteoalb.app
@https://apps.apple.com/us/app/meteoalb/id1633817605

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments

WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E premte 11 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Parku Kombëtar Bredhi i Hotovës-Dangëlli
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV Moti – E hënë, 21 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Siguro dhe mbro jetën
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MeteoAlb VETEM ne 1 Jave
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia BERAT
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Shqipëria: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Hapësira ajrore
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia DELVINE
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV: moti – e mërkurë 16 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia FINIQ