Sunday, November 24, 2024
HomeSPORT-KULTURE-ARTKULTURETKOB në skenë 83 vepra të shquara

TKOB në skenë 83 vepra të shquara

Teatri i Operës dhe Baletit ka sjellë për dashamirësit e artit muzikor në periudhën janar-qershor, 83 vepra të shquara, prej të cilave 36 ishin premiera e 47 ishin rivënie, ndër to 13 shfaqje kanë qenë sold out.

Shifrat u bënë të ditura nga drejtoresha e Teatrit Kombëtar të Operas e Baletit, Abigeila Voshtina, në ceremoninë e zhvilluar me rastin e çeljes së sezonit të ri artistik të TKOB.

Sipas saj, këto shfaqje janë vënë në skenë falë një trupe artistike profesionale e përkushtimit të pashoq të këtij teatri ndaj artit dhe artdashësve.

“Nuk flasim për këto arritje pa lartësuar dhe nderuar trupën tonë artistike, ata që janë shpirti dhe motori i secilës shfaqje që prek skenën tonë. E që me talentin e tyre, artistët arrijnë të shndërrojnë fjalët në emocione dhe notat në ndjesi të bukura. Janë pikërisht ata, bashkë me përkushtimin e stafit administrativ, të cilët na udhëhoqën në një udhëtim artistik të jashtëzakonshëm përgjatë sezonit të kaluar, duke afruar në Teatër 14 mijë artdashës”, theksoi Voshtina.

Duke e cilësuar një erë të re për jetën artistike në vend, drejtoresha e TKOB, Voshtina u shpreh se “përqafuan teatrin dhe punën tonë, shumë artistë me famë ndërkombëtare siç ishte ardhja e legjendës së dirigjimit Zubin Mehta, masterclass-i i Ermonela Jahos, ardhja e Inva Mulës për Karnavalet e Korçës si dhe masterclass-i nga Anna Pirozzi”.

Voshtina e vuri theksin edhe tek themelimi i një sektori më vete, siç është ai i Produksion.

“I ngritur me përkushtimin e një stafi të tërë të cilët kanë qëndruar orar pa orar për të ndërtuar shfaqje dinjitoze e për të vënë standarde të reja artistike”, shtoi ajo.

Voshtina bëri të ditur se “iniciuam edhe programe të reja për të fuqizuar edukimin përmes artit, siç tashmë bëhet 1 vit nga fillimi i programit “Opera për fëmijë dhe familje” dhe Kori i Zërave të Bardhë. Sollëm te parin program profesional muzikor në Shqipëri, Akademia Teatrale, nuk e nisur me masterclasse muzikore me Ermonela Jahon dhe Anna Pirozzin e vijuar me masterclasse kërcimi me Leonard Ajkun, Remi Malko e Giuseppe Piconne”.

“Kjo nuk sfidon asnjë institucion por vjen si një nevojë dhe eksperiencë e mirë e parë edhe në vende të tjera, që ndihmon të gjithë ato që kanë aspirata për të ushtruar dhe rritur cilësinë artistike. Patenta ndërkombëtare i kemi afruar akoma më tepër në TKOB, siç janë artistet me famë ndërkombëtare, të cilët vinë dhe japin kontributin e tyre që tashmë njihen në gjithë botën. Kemi përforcuar përgjatë gjithë vitit bashkëpunimet tona me entitetet brenda dhe jashtë kufijve të Shqipërisë. Nisur me Konservatorin e Salernos, Konservatorin e Foggias, Orkestrën e RTSH-së, e me Orkestrën e Forcave të Armatosura”, tha Voshtina.

Por, theksoi Voshtina, gjithashtu jemi krenuar edhe me përfaqësimin e artistëve tanë në rajon e në botë.

“Përmend së fundmi debutimin e Ivana Hoxhës në Varna, debutimin e Artur Verës me operën Skënderbeu në Kosovë, me pjesëmarrjen Xhieldos në Meshën e Paqes dhe me përfaqësimin e Arturit, Bledit e shumë të tjerëve në konkurse ndërkombëtare”, tha Voshtina.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments