“Tirana”, zyrtare afrimi i 17-vjeçarit Jaku

0
11

“Tirana” mendon për të ardhmen. Klubi bardheblu njofton nënshkrimin e një marrëveshje me talentin 17-vjeçar Jordi Jaku. Talenti i Kombëtares shqiptare ka firmosur me klubin bardheblu. “Jordi Jaku është bardh’e blu! Klubi i Futbollit “Tirana” njofton afrimin e mesfushorit 17-vjeçar Jordi Jaku. Talenti i Kombëtares U-19, ka firmosur me klubin tonë një kontratë për tre sezonet e ardhshme duke bindur kështu stafin se me talentin e tij është i gatshëm për t’i shërbyer ekipit”, njofton klubi i “Tiranës”. ““Tirana” vazhdon me projektin për të promovuar sa më shumë talentet e së ardhmes! Klubi i uron mirëseardhje Jordi Jakuu dhe suksese me fanellën tonë”, përfundon klubi bardheblu njoftimin e tij.