Këto dy aktivitete do të sjellin autoritetet më të larta të turizmit ndërkombëtar në Tiranë, duke e shndërruar kryeqytetin në kryeqendër të eventeve. Ky është i pari organizim i këtij lloji në vendin tonë që iu besua ekipit të Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit. Më date 9 prill, do të mbahet edhe një Konferencë për Investimet në turizëm me tre panele diskutimi, gjatë së cilës do të prezantohet përmes një ceremonie zyrtare udhëzuesi “Tourism Doing Business: Investing in Albania.”
Ky botim vjen si një punë e përbashkët e Organizatës Botërore të Turizmit dhe Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit së Shqipërisë që do t’u prezantohet aktorëve dhe palëve të interesuara të industrisë së turizmit. Një ditë më parë ministrja Kumbaro bëri publike shifrat e vizitorëve të huaj për muajin mars, duke nënvizuar se ky muaj shënoi një rekord të ri në flukset hyrëse prej 1.7 milionë turistësh të huaj.