Në Qendrën e Artit Agimi u shfaq filmi i Gentian Koçit “Një filxhan kafe dhe këpucë të reja veshur”, në kuadër të sesionit Special Screening nga Tirana International Film Festival. Pas filmit, filmdashësit kanë mundur të bashkëbisedojnë me regjisorin Gentian Koçi si dhe producenten Blerina Hankollari. Filmi “Një filxhan kafe dhe këpucë të reja veshur”, financuar edhe nga Qendra Kombëtare e Kinematografisë (QKK) ka marrë vlerësime të shumta dhe ishte kandidatura shqiptare e një viti më parë, për në çmimet Oscar. Filmi rrëfen historinë e dy vëllezërve, binjakë identikë, të cilët përballen me një sëmundje gjenetike e cila i lë të verbër dhe atyre u duhet të marrin një vendim të rëndësishëm, pikërisht ndërsa janë duke pirë një filxhan kafe. Biseda mes audiencës, Gentianit e Blertës, në Kinema Agimi, vjen pas një serie masterclass-esh që TIFF ka organizuar në këtë edicion të 21-të të tij.