Pas thirrjes së Presidentit Vladimir Putin për mobilizim të pjesshëm, rusët po përpiqen të largohen nga vendi. Radhët janë krijuar në pikat kufitare që kur Presidenti Vladimir Putin njoftoi një mobilizim të pjesshëm ushtarak ku mund të thirren 300,000 njerëz për të luftuar. Në kufirin me Gjeorgjinë, janë krijuar radhë të gjata me milje automjetesh duke përfshirë burra që përpiqen t’i shpëtojnë luftës. Disa nga ata që shkojnë në vendin fqinj kanë përdorur biçikleta për të anashkaluar linjat e makinave dhe për të shmangur ndalimin e kalimit në këmbë. Gjeorgjia është një nga vendet e pakta fqinje ku rusët mund të hyjnë pa pasur nevojë të aplikojnë për vizë. Finlanda, e cila ndan një kufi prej 1,300 km (800 milje) me Rusinë, kërkon një vizë për udhëtim dhe gjithashtu raportoi një rritje të trafikut gjatë natës. Ndërsa biletat për fluturime drejt Stambollit, Beogradit dhe Dubait kanë shënuar rritje. Ministrja e Brendshme e Gjermanisë sinjalizoi më 22 shtator se rusët që ikin nga drafti do të ishin të mirëpritur në vendin e saj. Lituania, Letonia, Estonia dhe Republika Çeke kanë thënë se nuk do t’u ofronin strehim rusëve të arratisur.https://lajme.rtsh.al/artikull/thirrja-e-putin-per-mobilizim-ruset-largohen-nga-vendi-radhe-kilometrike-ne-kufi
Thirrja e Putin , radhë kilometrike në kufi
RELATED ARTICLES
Recent Comments
Bashkia FIER
on
Qarku VLORE
on
Qarku VLORE
on
Qarku DIBER
on
14 Shkurt- Java do të mbyllet me shi, por do të kemi një minipranverë gjatë të enjtes dhe të premtes
on
Bashkia FIER
on
Qarku BERAT
on
Qarku DIBER
on
Qarku TIRANE
on
Qarku KUKES
on
Qarku BERAT
on
Qarku DIBER
on
Bashkia FIER
on
Qarku BERAT
on
Qarku DIBER
on
Qarku TIRANE
on
14 Shkurt- Java do të mbyllet me shi, por do të kemi një minipranverë gjatë të enjtes dhe të premtes
on
Qarku VLORE
on
Qarku KUKES
on
Qarku BERAT
on
Bashkia FIER
on