Edhe pse Shqipëria nuk është një destinacion shumë i njohur turistik në mesin e britanikëve, Riviera Shqiptare u ka lënë përshtypje pozitive turistëve që e vizituan këtë verë, sipas një artikulli të gazetares, Hope Brotherton të botuar në “The U.S. Sun”. Plazhet e saj të bukura dhe çmimet e lira që ofrohen e kanë bërë atë një vend atraktiv dhe një destinacion për mijëra pushues nga e gjithë bota. Një grup vajzash britanike përmes videove në rrjetet sociale kanë reklamuar bregdetin e paeksploruar të Evropës, i cili sipas tyre ofron pije të lira dhe madje shezllone falas. Ato kanë postuar në rrjetin social Tik-Tok aventurën e udhëtimit mahnitës duke u surprizuar me bukuritë e Ksamilit dhe Rivierës Shqiptare. Në mbishkrimin sipër videos shkruhej: “Ishim në një udhëtim në një resort plazhi në Shqipëri. Kemi shpenzuar 12 dollarë (9,50 £) për një shishe me vere të zonës të cilën e kemi shijuar gjatë relaksit në ujërat më të kthjellta të para ndonjëherë”. “U relaksuam deri në perëndim të diellit dhe shijuam një drekë autentike mesdhetare për vetëm 10 dollarë (7,90 £)”, shkruajnë turistet britanike. “Kudo që ecëm hasëm njerëz shumë miqësorë”, shkruajnë ato. Videoja pati 600,000 shikime në platformën e medias sociale, ndërsa përdoruesit lanë komente të shumta. Një lexues komentoi: “Kjo ka qenë përvoja ime shqiptare! Është absolutisht e nënvlerësuar, por shpresoj që të mbetet kështu”. Një tjetër lexues shtoi: “Sapo e shtova këtë në listën time të dëshirave”, ndërsa një i tretë shkroi: “Jam shumë i interesuar të vizitoj Shqipërinë”.
“The U.S. Sun”: Shqipëria një vend mahnitës
RELATED ARTICLES
Recent Comments
Qarku VLORE
on
Qarku VLORE
on
Qarku DIBER
on
14 Shkurt- Java do të mbyllet me shi, por do të kemi një minipranverë gjatë të enjtes dhe të premtes
on
Bashkia FIER
on
Qarku BERAT
on
Qarku DIBER
on
Qarku TIRANE
on
Qarku KUKES
on
Qarku BERAT
on
Qarku DIBER
on
Bashkia FIER
on
Qarku BERAT
on
Qarku DIBER
on
Qarku TIRANE
on
14 Shkurt- Java do të mbyllet me shi, por do të kemi një minipranverë gjatë të enjtes dhe të premtes
on
Qarku VLORE
on
Qarku KUKES
on
Qarku BERAT
on
Bashkia FIER
on