Në një intervistë në emisionin “The Late Show” with Stephen Colbert, Nolan tregoi se u bë pronar qeni vetëm pasi fëmijët e tij u larguan për në universitet.
“Nuk kam pasur kurrë qen kur isha fëmijë. Nuk pata as kur fëmijët e mi ishin të vegjël. Pastaj, sapo ata ikën për në kolegj, morëm një qen… dhe vendosa të realizoj ‘The Odyssey’, sepse është historia më e bukur për një qen”, tha ai me humor.
Komenti i Nolan lidhet me një nga elementët më prekës të poemës së lashtë: rikthimin e Odiseut në Itakë dhe ribashkimin me qenin e tij besnik, Argosin, i cili e njeh të zotin pas shumë vitesh mungese.
“The Odyssey” pritet të jetë një nga projektet më ambicioze të Nolan, i cili vjen pas suksesit të madh të filmit Oppenheimer, fitues i disa çmimeve Oscar.





