Presidenti Bajram Begaj dhe Zonja e Parë mbështesin përpjekjet për rritjen e ndërgjegjësimit ndaj kancerit të gjirit, në kuadër të gjithëpërfshirjes së aktorëve institucionalë dhe shoqërisë për këtë çështje me rëndësi jetësore. Zonja e Parë Armanda Begaj iu drejtua përmes një mesazhi sensibilizues të gjitha grave shqiptare, familjeve të tyre dhe shoqërisë në tërësi. “Gratë nuk lindin të forta, ato bëhen nga stuhitë nëpër të cilat kalojnë. Fushata ndërkombëtare “Tetori Rozë” është një nismë ndërgjegjësuese dhe solidariteti për të gjitha gratë, veçanërisht për ato që përballen me sfidën e madhe të luftës ndaj kancerit të gjirit. Unë i bashkohem me zemër kësaj nisme për ta jetuar Tetorin si muajin e solidaritetit dhe ndërgjegjësimit për kancerin e gjirit, sepse gjithnjë e më shumë ka vend për optimizëm, sepse gjithnjë e më shumë gra po e mundin kancerin e gjirit përmes depistimit, kontrollit periodik dhe zbulimit të hershëm të këtij armiku të jetës”, thuhet në mesazhin e saj. “Ndaj në këtë muaj dhe jo vetëm, le të ftojmë njëra-tjetrën, të afërmit dhe miqtë tanë që t’u gjendemi pranë nënave, bashkëshorteve, motrave, bijave e mikeve, të flasim për rëndësinë e madhe të informimit, edukimit dhe parandalimit. Le t’u gjendemi pranë me mbështetje, inkurajim, optimizëm dhe energji pozitive. Sepse një grua e shëndetshme do të thotë një familje e lumtur dhe një familje e lumtur do të thotë një shoqëri e shëndetshme! Së bashku për jetën!”, përfundon mesazhi i Zonjës së Parë.https://ata.gov.al/2022/10/01/tetori-roze-muaj-i-solidaritetit-dhe-ndergjegjesimit-per-kancerin-e-gjirit/
“Tetori rozë”, muaj i solidaritetit dhe ndërgjegjësimit për kancerin e gjirit
RELATED ARTICLES
Recent Comments
Qarku VLORE
on
Qarku VLORE
on
Qarku DIBER
on
14 Shkurt- Java do të mbyllet me shi, por do të kemi një minipranverë gjatë të enjtes dhe të premtes
on
Bashkia FIER
on
Qarku BERAT
on
Qarku DIBER
on
Qarku TIRANE
on
Qarku KUKES
on
Qarku BERAT
on
Qarku DIBER
on
Bashkia FIER
on
Qarku BERAT
on
Qarku DIBER
on
Qarku TIRANE
on
14 Shkurt- Java do të mbyllet me shi, por do të kemi një minipranverë gjatë të enjtes dhe të premtes
on
Qarku VLORE
on
Qarku KUKES
on
Qarku BERAT
on
Bashkia FIER
on