Sunday, November 24, 2024
HomeSOCIALENDERKOMBETARETetori gjerman: Dëshmi e partneritetit

Tetori gjerman: Dëshmi e partneritetit

Me rastin e çeljes së javëve të kulturës gjermano-shqiptare, ambasadori i Gjermanisë në Tiranë, Peter Zingraf u shpreh sot përmes një videomesazhi se këto javë dëshmojnë se sa i ngushtë është partneriteti gjermano-shqiptar dhe se sa e qëndrueshme është mbështetja e Gjermanisë për Shqipërinë në rrugën e saj drejt Bashkimit Evropian. “Që prej vitti 2007 Javët Gjermane të Kulturës dëshmojnë se sa i ngushtë është partneriteti gjermano-shqiptar dhe se sa e qëndrueshme është mbështetja jonë për Shqipërinë në rrugën e saj drejt Bashkimit Evropian. Pikërisht në kohë të vështira – kemi sërish luftë në Evropë – arti dhe kultura mund të ndihmojnë të përjetojmë momente shkujdesjeje dhe të çelim perspektiva të reja”, tha Zingraf. “Për këtë arsye motoja që kemi gjetur për Tetorin e këtij viti është „Lichtblicke – Përndritje“, me shpresën që këtë muaj të përjetojmë së bashku shumë çaste përndritjeje”, u shpreh ai. “Do ta shihni vetë: kemi kërcim, muzikë klasike, jazz, ekspozita, filma, mbrëmje leximi… mendoj se do të përjetojmë një program të plotë e të larmishëm. Edhe GIZ do të prezantohet gjatë këtij Tetori Gjerman përmes shumë aktivitetesh, duke dashur kësisoj të dokumentojmë se sa e shumëllojshme është mbështetja jonë për Shqipërinë në rrugën drejt BE-së”, theksoi Zingraf. Javët e kulturës gjermano-shqiptare fillojnë më 29 shtator. Këtë vit Tetori Gjerman mban moton “Përndritje“.http://ata.gov.al/2022/09/23/tetori-gjerman-zingraf-deshmi-e-partneritetit-te-ngushte/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments