Sunday, November 24, 2024
HomeSOCIALENDERKOMBETARETerrorizmi islamik mbetet një kërcënim

Terrorizmi islamik mbetet një kërcënim

Gjermania mbetet një shënjestër e organizatave terroriste islamike, tha ministrja e Brendshme, Nancy Faeser pas një kontrolli në objektet e banimit në qytetin Ruhr të Castrop-Rauxel. Ndërsa nuk komentoi detajet e kontrollit, Faeser tha se sulmuesit e vetëm të motivuar nga ideologjia islamike mbeten një kërcënim i madh. “Forcat tona të sigurisë janë vazhdimisht në vëzhgim për një sulm për këtë arsye”, tha Faeser. Ministrja vuri në dukje se autoritetet gjermane të sigurisë kishin penguar 21 sulme islamike që nga viti 2000. Lidhur me bastisjen Castrop-Rauxel, ajo tha se prokurorët e Dusseldorfit do të ndjekin hetimin. ATA

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments