Për të shmangur çdo dukuri spekulative për çmimet e karburanteve në rrugë dhe autostrada, pas ndërprerjes së zbritjeve në akciza, ministri i Ekonomisë, Giancarlo Giorgetti, i ka dhënë një mandat ”Guardia di Finanza”-s për të monitoruar situatën dhe se rezultatet e kontrolleve të kryera do të shpallen javën e ardhshme. Prokuroria e Romës tashmë po heton rritjen stratosferike të çmimeve, përfshirë çmimin e karburanteve, si pjesë e një dosjeje të hapur për të identifikuar çdo spekulim. Hetimi ka për qëllim verifikimin e arsyeve të kësaj rritjeje dhe identifikimin e çdo përgjegjësie. Hetimet iu besuan njësisë së policisë ekonomiko-financiare të ”Guardia di Finanza”-s në Romë. Atyre u kërkohet “të hetohen çmimet e benzinës dhe të naftës për të konstatuar ndonjë spekulim apo rritje të pajustifikuar çmimi”. ”Ne kemi vendosur gjithashtu të fillojmë një bojkot kombëtar të pikave më të shtrenjta të benzinës duke ftuar automobilistët italianë të kontrollojnë çmimet në territorin e tyre, përfshirë përmes aplikacioneve speciale që tregojnë operatorët më të përshtatshëm, dhe jo të furnizohen me karburant në pikat me çmime të larta”, tha shoqata e mbrojtjes së konsumtorit, Codacons. ”Boom”-i i çmimit të karburantit në autostradë po shkon drejt 2,5 eurove për litër. ATA
GF, aksion pas çmimeve stratosferike të karburanteve
RELATED ARTICLES
Recent Comments
14 Shkurt- Java do të mbyllet me shi, por do të kemi një minipranverë gjatë të enjtes dhe të premtes
on
Bashkia FIER
on
Qarku BERAT
on
Qarku DIBER
on
Qarku TIRANE
on
Qarku KUKES
on
Qarku BERAT
on
Qarku DIBER
on
Bashkia FIER
on
Qarku BERAT
on
Qarku DIBER
on
Qarku TIRANE
on
14 Shkurt- Java do të mbyllet me shi, por do të kemi një minipranverë gjatë të enjtes dhe të premtes
on
Qarku VLORE
on
Qarku KUKES
on
Qarku BERAT
on
Bashkia FIER
on