Tuesday, April 1, 2025
HomeSIZMIOLOGJITërmetet më shkatërrimtare të 25 viteve të fundit

Tërmetet më shkatërrimtare të 25 viteve të fundit

Tërmeti që goditi Mianmarin, me magnitudë 7,7 ballë Rihter, u ndje pothuajse në të gjithë Azinë. Ai shkaktoi dëme dhe të plagosur edhe në Kinë.

Më poshtë janë tërmetet më të rënda, sipas numrit të viktimave, të regjistruara në 25 vitet e fundit.

  • HAITI – 12 janar 2010: Një tërmet shkatërrues me magnitudë 7,0 shkaktoi rreth 250-300 mijë viktima. Dëmi ishte shkatërrues. Sipas OKB-së, tërmeti preku mbi tre milion njerëz.
  • INDONEZI – 26 dhjetor 2004: Tërmeti 9,1 ballë në brigjet e shtetit të Banda Aceh, Sumatra, shkakton një cunami që godet 14 vende në kufi me Oqeanin Indian, nga Azia Juglindore në Afrikën Perëndimore. Zyrtarisht, numri i konfirmuar i vdekjeve është 227 900, por bashkë me të zhdukurit, numri i viktimave kalon gjysmë milioni.
  • KINË – 12 maj 2008: Të paktën 87 587 njerëz vdesin dhe 18 393 janë të zhdukur në provincën e largët malore juglindore të Sichuan në një tërmet shkatërrues 7,9 ballë që preku 45,5 milionë njerëz dhe zhvendosi 15 milionë. Dëmi i vlerësuar arriti në 86 miliardë dollarë.
  • PAKISTAN – 8 tetor 2005: Me epiqendrën e tij pranë Balakot në verilindje, tërmeti 7,6 ballë shkaktoi 87 351 vdekje dhe 138 000 të plagosur, duke rrafshuar fshatra të tëra.
  • TURQI-SIRI – 6 shkurt 2023: Një tërmet me magnitudë 7,8 ballë gjatë natës pranë qytetit turk të Gaziantep, në Anadollin juglindor, i ndjekur nga një pak më i vogël (7,7) disa orë më vonë, shkakton midis 59 488 dhe 62 013 vdekje, me 57 300 në Siri dhe 140 të zhdukur.
  • IRAN – 26 dhjetor 2003: Një tërmet me magnitudë 6,6 e shkatërroi qytetin Bam. Pati 19 747 të vdekur, 2 556 të zhdukur dhe 130 927 të zhvendosur.
  • JAVA – 27 maj 2006: Një tërmet me magnitudë 6,2 me epiqendrën e tij pranë qytetit të Yogyakarta dhe tempullit Borobudur shkaktoi mbi 6 200 viktima.
  • INDONEZI – 28 shtator 2018: Mbi 5 000 të vdekur dhe 600 të zhdukur, pas tërmetit 7,1 ballë.
  • MAROK – 8 shtator 2023: Tërmeti më i fortë, 6,8 ballë, i regjistruar ndonjëherë në vend. Gati 3 000 viktima.
  • ALGJERI – 21 maj 2023: Tërmet me magnitudë 6,8 ballë në qytetin e Boumerdes dhe në kryeqytetin Algjer me 2 265 viktima.
  • AFGANISTAN – 21 qershor 2022: Mbi 1 500 të vdekur nga një tërmet 6,1 ballë
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments

WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E premte 11 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Parku Kombëtar Bredhi i Hotovës-Dangëlli
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV Moti – E hënë, 21 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Siguro dhe mbro jetën
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MeteoAlb VETEM ne 1 Jave
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia BERAT
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Shqipëria: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Hapësira ajrore
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia DELVINE
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV: moti – e mërkurë 16 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia FINIQ